Botërori i Katarit do të startojë ditën e sotme, në orën 17:00 me sfidën hapëse Katar-Ekuador, por më parë ajo që do të nisë është ceremonia tradicionale hapëse e Kupës së Botës.
Në orën 15:40 do të startojë çdo gjë në stadiumin “Al Bayt”, ku priten të jenë të pranishëm plot 60 mijë tifozë të pranishëm.
Edhe pse u refuzua nga yjet e muzikës botërore si Dua Lipa dhe Shakira, sërish priten të jenë artistë të tjerë të mëdhenj si Niki Minaj dhe Maluma, të cilët do të performojnë këngën e Botërorit “Tukoh Taka”, gjithashtu dhe të tjerë si Black Eyed Peas, Robbie Williams etj.
Pjesë e koreografisë hapëse do të jenë 800 balerinë nga 15 shtete të ndryshme të botës.
Pas përfundimit të ceremonisë, do të startojë dhe sfida hapëse mes Katarit dhe Ekuadorit.