Ronaldo lidhet me një kalim të befasishëm

Futboll

Ronaldo lidhet me një kalim të befasishëm

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 11:18
Ronaldo

Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë në faqet e para të mediave sportive pas intervistës së tij bombastike me Piers Morgan

Për shkak të komenteve që bëri në atë intervistë, shumë raporte thonë se tashmë Manchester United është në proces të shkëputjes së kontratës së tij.

Por, nëse ia vlen të besohet një raporti të Calciomercatoweb, Fiorentina konsiderohet kandidati më befasues që po synon të këtë shërbimet e Ronaldos në radhët e saj.

Pronari i Fiorentinas, Rocco B Commisso është njëri prej njerëzve më të pasur në planet dhe raportohet se ai dëshiron ta paguajë Ronaldon sa të dëshiron vetëm që ai të luan për La Violan në pjesën e dytë të sezonit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat