Mësohet se cila kombëtare është më e shtrenjtë në “Katar 2022”!
Sipas faqes së njohur, ”Transfermarkt”, e cila merret me vlerën aktuale të futbollistëve në treg, del që Anglia është skuadra më e shtrenjtë në Kupën e Botës, vlera e së cilës shkon plot 1.3 miliardë euro.
Përkundër yjeve të shumtë si Nejmar, Vinisius, Rafinja, Hezuz, Riçarlison dhe të tjerë, kombëtarja e Brazilit renditet në vendin e dytë me me 1.1 miliardë euro.
Në vendin e tretë renditet kombëtarja e Francës me 1 miliardë euro, kurse në TOP 5 futen edhe Portugalia dhe Spanja.