Pas fitores bindëse me rezultatin 3-0 në testin miqësor të zhvilluar ndaj San Marinos U21.
Shpresat e Shqipërisë do të luajnë takimin e dytë përballë moshatarëve të Malit të Zi.
Ndeshja do të luhet ditën e sotme në orën 13:00 në Podgoricë.
Ky është takimi i dytë miqësor, pas atij me San Marinon ku arritën të shënonin Pajaziti i Fulhemit U-21, Smajlaj i Vllaznisë, dhe një autogol.