Pas një dëmtimi tjetër, Franca duhet të heqë dorë nga një tjetër yll i skuadrës së saj në funksion të Kupës së Botës. Edhe fituesi i Topit të Artë 2022, Karim Benzema u ndal për shkak dëmtimi dhe iu bashkua listës së mungesave që përfshin Kimpembe, Kante, Pogba, Nkunku dhe Maignan.
Gazetari Romain Molina, i cili gjithashtu bashkëpunon me gazeta të rëndësishme si Guardian, BBC, CNN dhe New York Times, përmes profilit të tij në Twitter, zbuloi disa prapaskena që përshkruajnë gjendjen shpirtërore të Gjelave.
“Nuk jam mjek, por mund të them se ka një mosbesim të vërtetë të lojtarëve ndaj stafit mjekësor të kombëtares së Francës”, thuhet në fjalët e gazetarit.
“Veçanërisht për protokollet e rikuperimit. Kanë kaluar vite dhe problemi nuk është zgjidhur kurrë. Lojtarët francezë nuk i kanë besuar protokolleve të rikuperimit të dëmtimeve të Dr. Franck Le Gall për disa kohë.
“Kini kujdes se çfarë kishte ndodhur me Mike Maignan: doktori Le Gall i kishte kërkuar atij përpjekje duke shkuar kundër protokollit të rikuperimit të vendosur nga Milan-i për rikthimin e portierit”.
Me pak fjalë, mosbesimi i lojtarëve ndaj stafit mjekësor mund të jetë një tjetër problem për trajnerin Deschamps, i cili përveç mungesave të shumta, do të duhet të përpiqet të gjejë një mënyrë për të ngritur moralin e lojtarëve.