Ronaldo te Roma?

Futboll

Ronaldo te Roma?

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 12:52
Ronaldo te Roma?

Roma ishte një nga klubet më të lakuara si destinacion i mundshëm për Cristiano Ronaldon në verë.

Duke qenë se në mes ishte edhe Jose Mourinho, flitej shumë për bashkimin e dyshes që kishin punuar së bashku edhe te Real Madrid. Mirëpo, tashmë kur ka kaluar kohë nga merkato e verës dhe ajo çështje është mbyllur, menaxheri i Romës, Tiago Pinto sqaron se asnjë prej zërave nuk ishte i vërtetë dhe se Ronaldo nuk ishte kurrë një opsion për klubin kryeqytetas.

“Një nga gjërat që më bezdis më së shumti në Itali është fakti që flitet gjithnjë për merkato.

Flitet në çdo ditë diçka në lidhje me merkaton, kurse në Portugali është më mirë, aty flitet vetëm kur është periudhë merkatoje. Tani e vërteta është se Ronaldo nuk ishte kurrë një opsion për Romën, ishin zëra që u përhapën pa pasur asgjë konkrete.

Por, në Itali çdo tre ditë flitet për lojtarë të ndryshëm, dhe meqë unë jam portugez ashtu si edhe Mourinho, e lidhën Ronaldon me një transferim në Romë. Por, e theksoj edhe njëherë se ishte një lajm i pabazuar.

Botërori? Nëse nuk e fiton Portugalia, atëherë shpresoj ta marrë Argjentina. E uroj këtë për Dybalën dhe Messin që padyshim e meriton ta mbyllë karrierën me një Botëror të fituar”, u shpreh Pinto.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat