Gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes Austri-Itali, trajneri i austriakëve Ralf Rangnick iu përgjigj me kënaqësi pyetjeve në lidhje me ecurinë e Serisë A.
Në veçanti, për një pyetje mbi ecurinë e kampionatit italian dhe të Milan-it të Stefano Pioli-t, që është në ndjekje të Napoli-t si kampionët në fuqi të Italisë.
Me arratisjen e Napoli-t, kushdo që shqyrton Serinë A për momentin nuk mund të mos i bëj komplimente formacionit të Luciano Spalletti-t. As Rangnick nuk e shmang dot, por fillimisht flet për ‘italianët’ që janë në kombëtaren e tij:
“Ne gjithashtu kemi lojtarë të Serisë A në skuadrën tonë, si Posch dhe Arnautovic. Ne i shikojmë ndeshjet e Serisë A dhe është një kampionat shumë i rëndësishëm”.
Më pas, ja opinionet për skuadrat: “Napoli ka pasur një sezon spektakolar deri më tani, është praktikisht i pamposhtur. Milan-i fitoi titullin, u kualifikuar në Champions League dhe punoi shumë mirë në 2-3 vitet e fundit”.