Javier Tebas, numri një i La Liga-s, është kthyer të flasë për rrezikun e madh që paraqet projekti i Superligës, i mbështetur nga Juventus, Barcelona dhe Real Madrid.
“Nuk është e vërtetë se të rinjtë po largohen nga futbolli: përkundrazi, ka ndodhur e kundërta”, ka thënë Tebas nga skena e ‘Thinking Football Summit’ që po zhvillohet në Oporto.
“Koncepti i Superligës është i rrezikshëm sepse me të do të humbte esenca e futbollit. Do të shkatërronte kampionatet kombëtarë dhe qindra mijëra vende pune që lidhen me to.
“Në Spanjë, për shembull, kampionatet kombëtare janë më të ndjekur se një ndeshje e fazës me grupe të Champions League. Ndiqet më shumë Segunda Division se një ndeshje çfarëdo Juventus-Bayern”.
Një mesazh i qartë për Perez, Agnelli dhe Laporta, tre presidentët që vazhdojnë të mbështesin super projektin dhe që duket se nuk kanë ndërmend të tërhiqen.