Shqetësimi më i madh i kombëtares angleze është James Maddison . Ylli i Leicester City po vuan dëmtimin që pësoi në sfidën e fundit përball West Ham, ku ai u detyrua të largohej nga fusha e lojës në minutën e 25′ të sfidës.
Sërish Madisson nuk është stërvitur për shkak të problemit të gju. Mesfushori ka humbur disa seanca stërvitore me kombëtaren, që kur Anglia është zhvendosur në Katar.
Problemet për teknikun Gareth Southgate sa vijnë e shtohen, ku për shkak të dëmtimeve, Tre Luanët humbën dy lojtarë kryesor në Kupën e Botës: Reece James dhe Ben Chilwell.
Pjesa tjetër e lojtarëve nuk kanë shfaqur asnjë problem dhe janë stërvitur normalisht, ndërsa Maddison me shumë mundësi do të humbasë sfidën e parë përballë Iranit.
Në këtë sezon me Leicester City, Maddison në 13 sfida ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar katër here për shokët e skuadrës. Anglia është një nga kombëtaret favorite për t’i shkuar deri në fund Kupës së Botës.
Tre Luanët në këtë botëror vijnë me statusin e nënkampionëve të Europës dhe ndodhen në grupin Grupin B së bashku me Iranin, Uellsin dhe SHBA.