Shqipëria U21 ka humbur 4-2 miqësoren e sotme ndaj Malit të Zi U21, sfidë që u zhvillua në Podgoricë.
Adrion Pajaziti, talenti i ekipit U21 të Fulhamit, realizoi një eurogol nga goditja e dënimit në minutën e 25’.
20-vjeçari barazoi përkohësisht rezultatin dhe pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, por vendasit realizuan edhe tre gola të tjerë në fraksionin e dytë të sfidës.
Klevis Dragaj, sulmuesi i Partizanit në Superiore, shënoi golin e barazimit 2-2 në minutën e 51′.
Ndërkohë, kuqezinjtë e Alban Bushit luajtën me dhjetë lojtarë pas minutës së 64’ pas daljes me të kuq të Alexandros Robit, 20-vjeçarit që është pjesë e Panathinaikosit.