Fitore e madhe e Ekuadorit
![](/media/botasot.info/images/2022/November/20/auto_21668967018.jpg)
Katari zhgënjen në hapje, ndërsa Ekuadori ka fituar tre pikë me peshë të madhe në kuadër të Grupit A të Kampionatit Botëror në futboll.
Në stadiumin "Al Bayt" në Al Khor, 60 mijë shikues të pranishëm, një atmosferë drithëruese, Ekuadori u tregua fuqi për nikoqirin.
Katari në asnjë moment nuk e rrezikoi fitoren e Ekuadorit, që ishte më i mirë.
Në minutën e 15-të, portieri Al Sheeb shkakton penallti, ndërhyri ndaj lojtarit Valencia.
Futbollisti Valencia me mjeshtri ka goditur nga penalltia, 0:1 në minutën e 16-të.
Pas 15 minutave (31'), Ekuadori thellon fitoren. Futbollisti Enner Valencia shënon gol të bukur me kokë nga rreth 10 metra, topi përplaset në këndin e djathtë të poshtëm.
Në minutën e 86-të, Ekuadori me fat, Muntari godet nga 17 metra por për fat të keq të tij shkoi mbi portë.
Valencia e nisi për mrekulli, me dy gola.
Valencia u vlerësua me notën 8.8 nga faqja e specializuar “Sofasore”.
Ekuadori është në grup me Senegalin, Holandën dhe Katarin. Me 25 nëntor Ekuadori takohet me Holandën (17.00) dhe Katari me Senegalin (14.00).
Katari - Ekuadori 0:2
Stadiumi "Al Bayt".
Shikues: 60.000.
Gjyqtar: D. Orsato (Italia).
Shënues: Valencia (16' - nga penalltia e 31').
Kartona të verdhë: Al Sheeb, Almoez Ali, Boudiaf - Caicedom Mendez.
Katari:: Al-Sheeb, Al-Rawi, Khoukhi, Abdelkarim Hassan, Pedro Correia, Ahmed, Boudiaf, Al-Haydos (Waad 72'), Abdulaziz Hatem, Almoez Ali (Muntari 72') dhe Afif.
Ekuadori: Galindez, An. Preciado, Hincapie, Torres, Estupinan, Mendez, M. Caicedo (Franco 90'), Plata, Ro. Ibarra (Sarmiento 68'), E. Valencia (Cifuentes 77') dhe Estrada (Rodriguez 90').