Dje u martua sot e thirrën në kombëtare, ja kush do ta zëvendësojë Sadio Manenë në Botërorin e Katarit
Sulmuesi i Bajernit, Sadio Mane nuk do të jetë luajë në Botërorin e Katarit për shkak të dëmtimit.
Pas konfirmimit të këtij lajmi, është gjetur menjëherë zëvendësuesi i tij i cili do të jetë Mousa Ndiaje.
Ky i fundit u martua ditën e djeshme, ndërsa sot u thirr në minutën e fundit nga Senegali për të marrë pjesë në Kupën e Botës.
Ky lajm është konfirmuar nga presidenti i federatës senegaleze, Augustin Senghor, i cili u shpreh se Ndiaje do të zëvendësojë Manen.
Mbrojtësi i majtë, pritet të mbërrijë nesër në Katar dhe do të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Kise.