Ka startuar dueli i parë i këtij Botërori mes Katarit dhe Ekuadorit. Por çudia më e madhe deri tani, ndodhi vetëm 2 minuta e 38 sekonda pas fillimit të ndeshjes.
Teksa miqtë shënuan golin e parë, pas pak sekondash VAR-i iu prish festën. Goli u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje.
Por pse themi që është një ngjarje e çuditshme?
Për herë të parë teknologjia e VAR-i u fut në Botërorin e Rusisë 2018.
Në të gjitha ndeshjet e zhvilluara asnjë gol nuk është anuluar nga VAR-i ndërsa në Katar, u nevojitën vetëm 2 minuta e 38 sekonda që kjo të ndodhte. Rikujtojmë që gjatë Kupës së Botës në Rusi janë dhënë shumë penallti falë VAR, por asnjë gol nuk është anuluar.