Duke folur në konferencën e tij për shtyp këtë pasdite, Didier Deschamps, ka bërë të ditur se Raphael Varane do të jetë në dispozicion për ndeshjen e parë në Kupën e Botës.
Franca e zhvillon ndeshjen e parë nesër mbrëma, kundër Australisë.
Varane ishte në dyshim për këtë ndeshje shkaku i lëndimit që mori muajin e kaluar, në ndeshjen e Manchester Unitedit kundër Chelseat.
Megjithatë, zëvendës-kapiteni i “Les Blues” u ftua për pjesëmarrje në Kupën e Botës dhe tani është i gatshëm për të ndihmuar ekipin e tij.
Varane ishte stërvitur veçmas nga pjesa tjetër e skuadrës gjatë javës së kaluar dhe po ndiqte një program të personalizuar, siç ishte ish-bashkëlojtari i tij në Real Madrid, Karim Benzema, i cili të shtunën u largua përfundimisht nga grumbullimi.
Deschamps ka treguar gjithashtu se megjithëse Eduardo Camavinga humbi seancën stërvitore të djeshme, gjendja e tij fizike nuk është shkak për shqetësim.