Holanda merr fitore të pastër ndaj Senegalit në Kupën e Botës

Futboll

Holanda merr fitore të pastër ndaj Senegalit në Kupën e Botës

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 19:06
Foto ilustrim

Kombëtarja e Holandës e ka nisur me fitore në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Në ndeshjen e parë në kuadër të Grupit A, “Tulipanët” shënuan fitore të pastër ndaj Senegalit.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Al Thumama” të Dohas u mbyll me rezultatin 0:2.

Cody Gakpo (85’) dhe Davy Klaassen (90+9’) shënuan golat e fitores për ekipin e drejtuar nga Louis van Gaal.

Holanda me 3 pikë është lidere në grup, me pikë të njëjta me Ekuadorin e vendit të dytë.

Senegali dhe Katari renditen në pozitat tre dhe katër me 0 pikë.

Holandezët në ndeshjen e radhës do të përballen me Ekuadorin, kurse Senegali me Katarin. Të dy ndeshjet do të zhvillohen më 25 nëntor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat