Xavi zbulon favoritët e tij për të triumfuar në Kupën e Botës

Futboll

Xavi zbulon favoritët e tij për të triumfuar në Kupën e Botës

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 23:24
Xavi

Xavi ka dhënë mendimet e tij rreth favoritëve për të triumfuar në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Ish-mesfushori spanjoll fitoi tre tituj të mëdhenj ndërkombëtarë me “La Rojan” si lojtar, përfshirë triumfin e madh në Kupën e Botës të vitit 2010. 

Xavi pranoi se është i impresionuar nga Luis Enrique dhe Spanja përpara se kjo kombëtare të zhvillojë ndeshjen e parë, kundër Kosta Rikës, më 23 nëntor.

“Unë shoh një Kupë Bote shumë të barabartë, por me dy amerikano-jugorë një hap mbi evropianët”, tha trajneri i Barcelonës, sipas “Marca”.

“Unë e shoh Brazilin si shumë të fortë dhe Leon (Messi) me Argjentinën, shumë të motivuar”, shtoi Xavi. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat