Argjentina shokohet
Argjentina zhgënjen në hapje të Kampionatit Botëror, duke pësuar humbje me rezultat 2:1 nga Arabia Saudite, në ndeshjen e Grupit C.
Arabia Saudite ka triumfuar me përmbysje, duke shkaktuar senzacion.
As laiku më i madh nuk ka pritur që Argjentinë të mposhtet nga një Arabi Saudite.
Lionel Messi me shokë sulmuan deri në fund por nuk arritën që të barazojnë rezultatin.
Në minutën e 10-të, Lionel Messi ka shënuar nga penalltia për 1:0.
Pjesa e dytë fatale për argjentinasin.
Në minutën e 48-të, mbrojtja e Argjentinës nuk reagon si duhet, ndërsa Saleh Al Shehri futet në 16-sh dhe me mjeshtri realizon për 1:1.
Pas pesë minutave (53') Salem Al Daësari me një lëvizje mashtruese nga rreth 16-17 metra realizon gol të bukur në këndin e epërm të majtë, 1:2
Në minutën e 63-të, Nicolas Tagliafico (Argjentinë) dështoi nga një pozitë ideale, godet drejt këndit të poshtëm të djathtë, por portieri Mohammed Al Owais bën një pritje të shkëlqyeshme.
Arabia ka marrë tre pikë të mëdha në hapje, Argjentina shokon me humbje.
Me 26 nëntor, Arabia Saudite ndeshet me Poloninë (14.00), ndërsa Argjentina sfidën e radhës takohet me Meksikën (20.00)
Argjentina - Arabia Saudite 1:2
Stadiumi "Lusail Iconic".
Gjyqtar: S. Vinçiç.
Shënues: Messi (10’ – nga penalltia) - Al Shehri (48'), Salem Al Dawsari (53').
Kartona të verdhë: Al-Malki, Al Boleahi, Al Dawsari, Abdulhamid,Al Owais.
Argjentina: E. Martinez, Molina, Romero ((Li. Ramirez 59'), Otamendi, Tagliafico (Acuna 71'), de Paul, Paredes (Fernandez 59'), di Maria, Messi, Gomez (Alvarez 59') dhe L. Martinez.
Arabia Saudite: Al-Owais - Abdulhamid, Tambakti, Al-Bulaihi, Al-Shahrani (Al Breik 90+9’) - Kanno, Al-Faraj (Al Abed 45+4' - Al Amri 88'), Al-Malki - Al-Buraikan (Asiri 89'), S. Al-Dawsari dhe Al-Shehri (Al Ghannam 78').