FIFA ka ndaluar kapitenët e Anglisë, Uellsit, Belgjikës, Danimarkës, Gjermanisë dhe Holandës të mbajnë shiritin antidiskriminues ‘OneLove’ në ndeshjet e tyre hapëse të Kupës së Botës.
Pas këtij lajmi, ka reaguar edhe mesfushori gjerman Toni Kros.
Përmes një postimi në Twitter, gjermani kujtoi disa nga deklaratat e tij në të cilat siguroi se lojtarët nuk ishin gjë tjetër veçse “kukulla të FIFA-s dhe UEFA-s” dhe se askush nuk “u pyet” për çështjet që preknin futbollin.
“Dhe jo vetëm lojtarët”, shtoi ai së bashku me hashtagun #OneLove.