Beckham po negocion me Messin

Futboll

Beckham po negocion me Messin

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 11:42
PSG dëshiron të rinovojë me Messi

David Beckham është në Katar për Botëror dhe ka shfrytëzuar këtë turne për të negociuar disa marrëveshje për Inter Miami.

Të hënën, natyrisht, ai nuk e humbi ndeshjen që vendi i tij Anglia e fitoi thellë kundër Iranit me rezultat 6-2.

Pronari i Inter Miami festoi golat e Anglisë kundër Iranit si një fans , por ai nuk është në Katar vetëm për të shikuar futboll pasi që po merr pjesë në disa ngjarje të FIFA-së dhe po reklamon brendet në të cilat ai është ambasador. Përpos kësaj, ai nuk ka harruar të bëjë biznes për skuadrën e tij në rritje në MLS.

Sipas El Chiringuito, Beckham raportohet se është duke përgatitur një lëvizje për Leo Messi, të cilin ai dëshiron ta transferojë në Inter Miami pasi atij t’i skadon kontrata më 2023.

Nuk do të jetë lehtë për Beckham, pasi që PSG dëshiron t’ia zgjat kontratën Messit. Luis Campos, drejtori sportiv i klubit parisien, ka treguar disa herë së qëllimi i tij është se ai e meriton një rinovim të ri.

Megjithatë, kjo nuk do të ndodh shpejt pasi që Messi preferon ta presë përfundimin e Botërorit dhe të vendos çfarë të bëjë më të ardhmen e tij. Beckham e kërkon me këmbëngulje nënshkrimin me yllin dhe messi është top synim i tij, por ai po ashtu do ta merrte edhe Cristiano Ronaldon pas situatës kontraverse të tij në Manchester United.

Do të ishte një blerje e madhe për MLS dhe Inter Miami nëse arrin njërin prej këtyre dy nënshkrimeve. Beckham do të përpiqet që ta shfrytëzojë kohën e tij në Katar për të bërë bizines për skuadrën e tij Inter Miami.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat