Milan gati t’i japë një mesfushor Lyon-it!
Tregu i transferimeve verore të Milan deri më tani mund të konsiderohet si jo i suksesshëm. Tashmë Paolo Maldini ka vendosur Houssem Aouar në krye të listës së dëshirave.
Kontrata e mesfushorit me Lyon skadon në verën e 2023-shit dhe Milan po tenton të nxitojë përpara se lojtari të jetë i lirë dhe kërkesat për të të shtohen, që ta provojnë nëse ia vlen të shpenzojnë për të.
Mediet italiane raportojnë se “kuqezinjtë” e Italisë janë të gatshëm të japin Adli, ish-lojtarin e Bordeaux, i cili po gjen shumë pak hapësira me Piolin, për një shkëmbim në formë huazimi me klubin francez.