Përtej problemeve dhe paqartësive të shumta që po e përcjelin Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Katar, së fundi raportohet se vendi organizator po raporton shifra shumë më të mëdhatë tifozëve të pranishëm në stadiume se sa vet kapaciteti i tyre.
Madje, këto dyshime i përforcon edhe më shumë fakti se në shumë ndeshje ëshrë parë një numë ri madh i ulëseve të zbrazëta dhe për këtë nuk është dhënë asnjë shpjegim.
Për ndeshjen hapëse të kampionatit ndërmjet Katarit dhe Ekuadorit të dielën, u njoftua një pjesëmarrje zyrtare e tifozëve të pranishëm në tribuna ishte 67,372, pavarësisht se stadiumi “Al Bayt” ka një kapacitet prej 60,000 ulësesh, ndërsa një numër i konsiderueshëm prej tyre ishin bosh, sidomos pas pjesës së parë.
Ishte e njëjta gjë për ndeshjen ndërmjet Anglisë dhe Iranit, ku tifozët e “Tre Luanëve” mbetën të bllokuar jashtë stadiumit “Khalifa” për shkak të një gabimi me aplikacionin e biletave të FIFA-s.
Numri i tifozëve në tribuna u njoftua zyrtarisht se ishte 45,334, pavarësisht se kapaciteti zyrtar i stadiumit ishte 40,000.
Ndërkohë, një sërë vendesh bosh mund të shiheshin në stadiumin “Al Thumama” në ndeshjen e dytë të ditës të hënën, teksa Holanda mundi Senegalin.
Është paralajmëruar një pjesëmarrje zyrtare prej 41,721, edhe pse stadiumi ka një kapacitet zyrtar prej 40,000 ulëseve.