Argjentina ka kaluar në avantazh në ndeshjen debutuese kundër Arabisë Saudite në Botërorin e Katarit.
Goli u shënua nga kapiteni Lionel Mesi në minutën e 10-të të lojës. Pasi VAR-i ndërhyri për të sinjalizuar pikën fatale, ai mashtroi portierin arab dhe me një gjuajtje të lehtë bëri që topi të përfundonte në pjesën e pasme të rrjetës.
Përmes këtij goli, “pleshti” bëhet futbollisti i 5-të që shënon në 4 Botërorë të ndryshëm.
4 të tjerët janë Pele, Uve Zeler, Miroslav Klose dhe Kristiano Ronaldo.