Alliu tregon se pse Kombëtaret e Europës do të shkëlqejnë në Botërorin e Katarit

Futboll

Alliu tregon se pse Kombëtaret e Europës do të shkëlqejnë në Botërorin e Katarit

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 13:40
Alliu tregon se pse Kombëtaret e Europës do të shkëlqejnë në Botërorin e Katarit

Botërori i Katarit ka shumë të veçanta nga kompeticionet e tjera që janë zhvilluar më herët. Vetë fakti se po zhvillohet në këtë periudhë të dimrit dhe jo në verë, është padyshim një veçanti që e dallon nga të tjerat.

Por kjo nuk sjell vetëm impenjime shtesë, jashtë programit, por njëkohësisht edhe anë pozitive. Ish-futbollisti i Shqipërisë, Ilir Alliu, ishte i ftuar në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “Ora News”. Alliu kishte një argument që nuk është prekur shpesh se pse Europa do të shkëlqejë në Katar.

“Është koha më e përshtatshme që anglezët “të kafshojnë”(i referohet fitores 6-2 ndaj Iran). I kanë dhëmbët e duhur dhe kohën e duhur.

Futbollistët e kampionatit anglez, nga të gjitha kampionatet europiane, vijnë në kulmin e formës së tyre pasi vijnë nga faza përgatitore dhe 10 ndeshje të luajtura. Ky si këndvështrim është i tillë, të gjitha ekipet e Europës do të jenë në formën maksimale.

Nuk do të kenë më lodhjen e një sezoni mbi kurriz dhe të kenë atë lodhjen mbi shpatulla. Do të shijojmë një futboll të bukur nga Europa”, tha Alliu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat