Manchester Utd zyrtarizon largimin e Cristiano Ronaldos

Futboll

Manchester Utd zyrtarizon largimin e Cristiano Ronaldos

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 19:02
Manchester Ronaldo

Cristiano Ronaldo është zyrtarisht pa ekip. Manchester Utd ka zyrtarizuar sot ndërprerjen e marrëveshjes me futbollistin portugez, si pasojë e deklaratave bombastike që dha pak ditë më parë ku akuzoi klubin e trajnerin për paaftësi.

“Cristiano Ronaldo do të largohet nga Mançester Junajtid me një marrëveshje të përbashkët, me efekt të menjëhershëm.

Klubi e falënderon për kontributin e tij të pamasë në të dy periudhat në “Old Traford”, duke shënuar 145 gola në 346 ndeshje si dhe i uron atij dhe familjes më të mirën për të ardhmen.

Të gjithë teManchester Utd mbeten të fokusuar të vazhdojnë progresin e skuadrës nën drejtimin e Erik ten Hag dhe të punojnë së bashku që të sjellin suksese në fushën e lojës”, shkruhej në njoftimin e Mançester Junajtid që zyrtarizoi largimin e lojtarit portugez.

Tashmë mbetet të shihet se ku do ta shohë e ardhmja sulmuesin portugez, i cili po bëhet gati që të luajë në Botëror me përfaqësuesen e vendit të tij pa pasur zyrtarisht një skuadër. Ai deklaroi në intervistën e tij për Pirs Morgan se nëse do të fitonte Botërorin, do të tërhiqej menjëherë nga futbolli. Përndryshe, mendonte të vazhdonte deri në moshën 40-vjeçare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat