Manchester United dhe Cristiano Ronaldo arritën sot marrëveshje për shkëputje të kontratës, gjë kjo që nënkupton se superylli portugez nuk është më lojtar i “Djajve të Kuq”.
Pas bisedimeve nga të dy palët, u arrit marrëveshja që kontrata të shkëputet me efekt të menjëhershëM.
Me këtë rast, tani ka reaguar edhe Ronaldo, i cili shprehu dashurinë e tij për United, ndërsa tha se tani ka ardhur koha për një aventurë të re.
“Pas bisedimeve me Manchester United, së bashku kemi rënë dakord që të shkëputim kontratën me efekt të menjëhershëm.
Unë e dua Manchester United dhe i dua tifozët, kjo gjë nuk do të ndryshojë.
Sidoqoftë, unë ndjej se ka ardhur koha e duhur për mua që të provojë një sfidë të re në karrierën time.
Unë i uroj Manchester Unitedit gjitha sukseset e mundshme në sezonin e mbetur dhe për të ardhmen”, tha Ronaldo.