Iu propozua një natë që nuk do ta harronte kurrë nga modelja, portieri i Meksikës u bë edhe sot hero në Botëror Portieri Meksikës, Gijermo Oçoa, ishte heroi i kombëtares së tij, në barazim 0:0 ndaj Polonisë.
37-vjeçari arriti t’i priste një penallti kapitenit polak Robert Levandovski, si dhe bëri shumë ndërhyrje të tjera vendimtare. Por, si për ironi të fatit, dy javë para fillimit të Kupës së Botës, filluan motivimet për kombëtaren e Meksikës. Një modele e njohur e “Onlyfans”, Vanda Espinosa i ka drejtuar një mesazh portierit Gijermo Oçoa.
Ajo i ka premtuar se do t’i dhurojë një natë që nuk do ta harrojë kurrë, nëse ai do të arrijë të udhëheqë skuadrën drejt suksesit në Botëror.
Me një propozim kaq joshës, si mund të rezistojë portieri dhe të mos japë më të mirën në Katar? Kjo gjë u vërtetua edhe në duelin e ditës së sotme, ku Oçoa rezultoi më i miri.
Përveç se me shkëlqimin e tij portieri bëri krenarë tifozët meksikane, ai me shumë gjasa do të marrë një “shpërblim” ekstra nga një super yll si Vanda.