Kroacia barazon
![](/media/botasot.info/images/2022/November/23/auto_81669204388.jpg)
Kroatët ndahen baras (0:0) me Marokun.
Një start jo i mirë për kroatët dhe një pikë e madhe për marokenët.
Në pjesën e parë të takimit përkatësisht në minutën e 16-të, futbollisti Ivan Perishiç, nga rreth 40 metra ka tentuar që të befasojë portierin por topi shkoi mbi portë.
Në pjesën e dytë Maroku pati dy mundësi të mira por të pafat, ndërsa Kroacia nuk u tregua në nivelin e një nënkampionit në fuqi të botës.
Në minutën e 51-të, Maroko pati mundësi të mirë.
Një goditje me kokë nga Noussair Mazraoui (Marok) nga një distancë shumë e afërt topi shkon drejt shtyllës së djathtë por nuk e befason Livakoviçin.
Achraf Hakimi (Marok) në minutën e 65-të godet fuqishëm nga distanca drejt qendrës së portës, por Dominik Livakoviç grushton topin dhe shpëton portën e tij.
Maroku ka fituar një pikë më peshë të madhe.
Me 27 nëntor takohen: Belgjika - Maroku (14.00) e Kroacia - Kanada (17.00).
Maroku - Kroacia 0:0
Stadiumi "Al Bayt" në Al Khor.
Gjyqtar: F. Rapallini (Argjentina).
Kartona të verdhë: Amrabat.
Maroku: Bono - Hakimi, Saiss, Aguerd, Mazraoui (Attiat-Allal 60') - Ounahi (Sabiri 81'), Amrabat, Ziyech, Amallah, Boufal (Ez Abde 65') - En-Nesyri (Hamdallah 81').
Kroacia: Livakoviç - Juranoviq, Lovren, Gvardiol, Sosa – Modriç, Brozoviç, Kovaçiç (Mayer 79') - Vlasiq (Pashaliç 46'), Kramariç (Livaja 71'), Perishiç (Orshiç 89').