Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu raportohet se karrierën mund të vazhdojë në Premier League.
Reprezentuesi turk sipas ‘Calciomercato’, kërkohet nga Manchester United dhe Newcastle United.
Dy klubet angleze tashmë janë duke u përgatitur të nisin negociatat me klubin italian për transferimin e turkut në ishull.
Zikaltërit siç raportohet kërkojnë 40 milionë euro për të lënë të lirë ish-futbollistin e Milanit.