Pse Ancelotti e mbështet Kanadanë në Botëror?

Futboll

Pse Ancelotti e mbështet Kanadanë në Botëror?

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 12:47
Ancelotti

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka befasuar shumë kënd kur ai ka thënë se do të jetë tifozë i Kanadasë në Botërorin e Katarit.

Mposhtja e Italisë në playoff nga Maqedonia e Veriut në kualifikime për Botëror në fillim të vitit definoi fatin e Azzurri dhe konfirmoi mungesën e tyre për herë të dytë me radhë në një Botëror, duke detyruar kështu shumë tifozë në penisulën italiane që të mbështesin Kombëtare të tjera në Katar.

Një zgjedhje popullore është ajo e Argjentinës për shkak së miliona argjentinas kanë prejardhje italiane por të tjerët kanë qenë pak më kreativ.

Derisa fliste për Rai Radio Uno në prill, Ancelotti konfirmoi së cilin vend është duke e përkrahur në Botëror.

“Në Botëror do të bëj tifo për Kanadanë, ata kanë munguar për disa vite dhe janë shtëpia ime e dytë. Presidenti i Federatës së Kanadës është nga Abruzzo, kështu që unë do të bëjë tifo për Kanadanë”, tha Ancelotti.

Ai të njëjtën e tha edhe për Prime Video që ndonjë ditë ndoshta do të jetë trajner i Kombëtares së Kanadasë.

“Po, mund të jetë një Kombëtare, por është herët tani. Sigurisht jo për këtë Botëror. Botërori i 2026, ose jo? Mund të ndodh. Nëse është Kanada, pse jo? Më pëlqen kjo, natyrisht. Kanada ia ka dalë shumë mirë”.

Ancelotti është i martuar me Mariann Barrena McClay, një ekonomiste kanadeze, një tjetër arsye pse ai ta mbështesë skuadrën e John Herdman.

Kanada ka një punë të madhe para vetës në Botëror, pasi që është shortuar në grup me Belgjikën, Kroacinë dhe Marokun. Një rezultat i mirë me Belgjikë mund t’i ndihmojë ata që të kalojnë fazën e grupeve dhe të arrin në 1/8-ën e finales.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat