Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Drita – Liria, e vlefshme për 1/16 e finales së Kupës së Kosovë.
45 minutat e para kanë përfunduar me barazimi 1-1, në duelin që po zhvillohet në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan, shkruan Gazeta Olle.
Kjo po del të jetë një ndeshje më e vështirë se ç’pritej për bardhekaltrit.
Fillimisht ishin prizrenasit që kaluan në epërsi në minutën e 24-të me anë të Tijueza.
Ndërsa goli i barazimit erdhi nga Marko Simonovski në minutën e 32-të.