Gjermania kokulur
![](/media/botasot.info/images/2022/November/23/auto_91669215842.jpg)
Pas Arabisë Saudite, Japonia përkujdeset për senzacionin e radhës në Kampionatin Botëror që po mbahet në Katari.
Japonia i falet zëvendësuesve, duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:1 kampionit të botës në vitin 2014, Gjermanisë, në kuadër të xhiros së parë të Grupit E të Kampionatit Botëror.
Japonezët ngadhënjejnë me përmbysje ndaj Gjermanisë së Hans FLick-ut.
Në minutën e 31-të, portieri Gonda shkaktoi penallti. Futbollisti Ilkay Gundogan shënon pa problem nga penalltia për 1:0 në minutën e 33-të.
Në minutën e 60-të, Japonia me fat, Gündogan gjuan nga 15 metra përtoke dhe godet shtyllën e majtë.
Japonia shpëton në minutën e 71-të. Brenda pak sekondave portieri japonez hero. Jonas Hofmann i vetmuar nuk shënon, ndërsa Gnabry i pafat, godet me kokë por portieri Shuichi Gonda shpëton gol të sigurtë.
Në minutën e 75-të, zëvendësuesi Ritsu Doan nga afërsia shënon për 1:1, duke shokuar Gjermaninë.
Zëvendësuesi Takuma Asano realizon nga këndi i vdekur në portën e majtë 1:2 për Japoninë në minutën e 83-të.
Me 27 nëntor takohen Japonia - Kostarika 11.00, Spanja - Gjermania (20.00)
Gjermania - Japonia 1:2
Stadiumi "Khalifa International" në Doha.
Gjyqtar: I. Barton (Salvatori).
Shënues: Gündogan (33') - Doan (75'), Asano (83').
Gjermania: Neuer - Süle, Rüdiger, N. Schlotterbeck, Raum - Kimmich, Gündogan (Goretzka 67'), Gnabry (Moukoko 90'), T. Müller (Hofmann 67'), Musiala (Gotze 79') dhe Havertz (Fullkrug 79').
Japonia: Gonda - H. Sakai (Minamino 75’), Yoshida, Itakura, Nagatomo (Mitoma 57') - W. Endo, Ao Tanaka (Doan 71'), J. Ito, Kamada, Kubo (Tomiyasu 46') dhe– Maeda (Asano 57').