Gradë dhe pagë si ushtarakët e Forcave të Armatosura për sportistët elitarë shqiptarë.
Qeveria shqiptare miratoi sot vendimin i cili pritet të kalojë në komisionet parlamentare dhe më pas në Kuvend.
Në një dalje për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se “sportistët tanë elitarë po shtohen, kemi një kampione evropiane si Luiza Gega dhe të tjerë që do vishen me gradën përkatëse”.
Niko Peleshi: Informacion për një vendim të miratuar sot, pr/ligj i shumëpritur nga komuniteti i sportistëve në ligjin për karrierën ushtarake në FA.
Vendosjen në ligj të gradave honorifike për sportistët elitarë.
Ka një renditje e nivele të ndryshme gradash që në varësi të rezultateve në kompeticione ndërkombëtare e përfitojnë këtë gradë.
Përfitimet financiare, paga për gradë, ekuivalente si ushtarakët do jetë aktive do e mbajnë deri në dalje në lirim.