Ngjan edhe kjo, mesfushori i Marokut ngec në tualet

Futboll

Ngjan edhe kjo, mesfushori i Marokut ngec në tualet

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 14:08
Amrabat

Ngjan edhe kjo, mesfushori i Marokut ngec në tualet, trajneri shkon e kërkon dhe e rikthen në lojë!

Ndeshja Marok-Kroaci, e vlefshme për Grupin F të Botërorit “KATAR 2022” përfundoi pa gola.

Në nisje të pjesës së dytë, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur me mesfushorin maroken Sofjan Amrabat.

Ai kishte ngecur në tualet dhe u desh ndihma e trajnerit të tij që të rikthehej në lojë.

Ai ka shkuar ta kërkojë dhe pasi e ka nxjerrë nga atje, Amrabat me shpejtësi është futur në fushën e blertë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat