Senzacion ka shkaktuar Liria e Prizrenit, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës në futboll.
Pak kush ka pritur që Liria do të rrëzojë Dritën e Gjilanit, superfavorite.
Liria ka treguar zemër të madhe, ka treguar namin që ka si klub dhe e mposhti me rezultat 2:1 Dritën në Gjilan.
“Liria kualifikohet në 1/8 e finales së kupës duke eliminuar liderin e Superligës.
Skuadra e Lirisë ka arritur që me lojë të mirë dhe angazhim të madh të lojtarëve dhe shtabit teknik të drejtuar nga Xhengis Rexhepi, të eliminojë finalistin e kaluar të Kupës dhe liderin aktual të Superligës, Drita.
Me golat e Prins Tjiueza (3) dhe Ardit Topallaj (89), skuadra jonë ka shënuar fitore të madhe sot në Gjilan ndaj Dritës”, shkruan në faqen e FC Liria..