Në stadiumin “Khalifa International”, po luhet sfida Gjermani-Japoni në Botërorin e Katarit.
Kapiteni Manuel Nojer dëshironte të mbante shiritin “OneLove” në ndeshjen debutuese, por FIFA nuk e ka lejuar.
Për këtë arsye, përpara sfidës ekipi iu është përgjigjur përmes një foto me gojat mbyllur.
Edhe pse nuk ka mundur të mbajë atë, Nojer ka sfiduar FIFA-n me një tjetër shirit (Jo diskriminim).