Australia me 12 lojtarë në fushë ndaj “gjelave”

Futboll

Australia me 12 lojtarë në fushë ndaj “gjelave”

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 14:40
Australia me 12 lojtarë në fushë ndaj “gjelave”

Episod i bujshëm gjatë ndeshjes mes kampionëve në fuqi të botës, Francës, dhe Australisë. Ndeshja në stadiumin “Al Janoub” përfundoi 4-1 për kombëtaren e Deschamps, e cila dominoi pas ngecjes në minutat e para.

Krahas debutimit pozitiv, pati edhe “sfilatën” e Giroud, i cili falë dopietës së mbrëmshme arriti Thierry Henry në krye të tabelës së golashënuesve të të gjitha kohërave të Francës (me 51 gola). Megjithatë, shumë veta nënvizuan një episod që ndodhi gjatë ndeshjes, që përfaqëson një gafë të bujshme të arbitrit.

Sipas “Corriere dello Sport”, ishte minuta e 73-të, me rezultatin final 4-1. Australia vendosi të bëjë dy zëvendësime, me Garang Kuol për Riley McGree dhe Awer Mabil për Craig Goodwin. Zëvendësimet bëhen rregullisht, por Goodwin nuk e vë re që ai është në mesin e lojtarëve të zëvendësuar.

Si rezultat McGree dhe Mabil hyjnë në fushë, por me vetëm një lojtar jashtë.

Më pas ndeshja rifilloi me 12 lojtarë në fushë për Australinë.

Pas disa prekjeve të topit, një anëtar i ekipit arbitral të ndeshjes kupton gabimin e rëndë.

Gjyqtari afrikano-jugor Victor Gomes ndalon lojën për t’i thënë Goodwin të largohej nga fusha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat