Një nga dy golat e anuluar nga Lautaro Martinez gjatë ndeshjes Argjentinë-Arabia Saudite në fakt duhet të ishte i rregullt.
Kjo është akuza e rëndë e lëshuar nga portali spanjoll Archivio VAR , i cili analizon episodet më të diskutueshme të arbitrave.
Sipas portalit, sipas analizës Nacho Tellado, në momentin e pasimit të Paredes, sulmuesi i Interit ishte në të njëjtën pozicion me mbrojtjen saudit.
Gjithsesi VAR akordoi pozicion jashtë loje, për shkak se shpatulla e sulmuesit ishte pak më avancuar, diçka që në fakt nuk duhet të merret parasysh sipas rregullores.