Spanja shënon fitoren më bindëse, turpëron Kostarikën 

Futboll

Spanja shënon fitoren më bindëse, turpëron Kostarikën 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 23 nëntor 2022 Në ora: 16:49 Përditësuar në ora: 18:55 më 23.11.2022
Pamje nga ndeshja

Kostarika ka pësuar humbje të rëndë

Kostarika ka pësuar fiasko në përballje me Spanjën, me rezultat 7:0.

Spanjollët të uritur për fitore të thellë, nuk e kanë kursyer rivalin.

Humbje turpëruese për Kostarikën, nga e cila pritej të tregonte lojë më të mirë.

“Furia e Kuqe” ka shënuar fitoren më të thellë deri me tash në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Katar.

Spanja kryeson në grupin E me 3 pikë në kuadër të Kampionatit Botëror, duke lënë pas Japoninë me 3, Gjermaninë 0 dhe Kostarikën me 0 pikë.  

Në minutën e 5-të, fat i madh për Kostarikë, futbollisti Dani Olmo në një pozitë ideale gjuan përskaj shtyllës së djathtë pingule.  

Marco Asensio (Spanjë) nuk u tregua i saktë në minutën e 9-të, në një pozitë të volitshme por gjuajtja e tij shkoi për disa centimetra larg shtyllës së majtë. 

Pas kësaj “Furia e Kuqe” ‘ndezi motorët’ duke demoluar rivalin.

Dani Olmo në minutën e 11-të ka shënuar për 1:0.

Në minutën e 21-të, Marco Asensio godet nga 13-14 metra, duke e tundur rrjetën e Navasit, 2:0. 

Në minutën e 30-të, Oscar Duart pengon futbollistin Alba dhe penallti. 

Ferran Torres shënon nga penalltia, 3:0 në minutën e 31-të.

Spanja edhe në pjesën e dytë ka treguar klasin e saj, ku Torres nga afërsia në mes dy mbrojtësve dhe portierit, me gjakftohtësi ka shënuar për 4:0 në minutën e 54-të.

Gavi në minutën e 74-të, godet me të parën nga rreth 14 metra dhe topi qëllon shtyllën e majtë e futet në rrjetë, 5:0. 

Soler në minutën e 90-të shënon për 6:0, ndërsa Morata realizon për 7:0 në atë të 90+2. 

Spanja ka treguar lojë të madhe dhe ka deklasuar Kostarikën.

Spanja – Kostarika 7:0
Stadiumi "Al Thumama" në Dohan.
Gjyqtar: M. Mohamed (Emiratet e Bashkuara Arabe). 
Shënues: Olmo (11'), Asensio (21'), Torres (31' - nga penalltia e 54'), Gavi (74'), Soler (90’), Morata (90+2’).
Kartona të verdhë: Calvo, Campbell.
Spanja: Unai Simon - Azpilicueta, S. Busquets (Koke 64'), Laporte, Jordi Alba (Balde 64') - Rodrigo, Gavi, Pedri (Soler 57'), Asensio (Williams 69'), Dani Olmo - Ferran Torres (Morata 57').
Kostarika: Navas - Fuller, Calvo, O. Duarte, Martinez, Oviedo (Matarrita 82') - Tejeda, Borges (Aguilera 72'), Campbell, Bennette (Ruiz 61') – Contreras (Zamora 61').

Spanja deklason Kostarikën

(E plotësuar) - Spanja deklason Kostarikën me rezultat 7:0.

Soler në minutën e 90+të shënon për 6:0, ndërsa Morata realizon për 7:0 në atë të 90+2. 

90' Carlos Soler shënon për 6:0.

88' Kostarika kërkon golin e nderit.

81' Gjithçka e qartë.

74' Supergol. Gavi godet me të parën nga rreth 14 metra dhe topi qëllon shtyllën e majtë e futet në rrjetë.

Spanja – Kostarika 7:0

Shënue: Olmo (11'), Asensio (21'), Torres (31' - nga penalltia e 54'), Gavi (74'), Soler (90'), MOrata (90+3').

Kartona të verdhë: Calvo.

Spanja: Unai Simon - Azpilicueta, S. Busquets (Koke 64'), Laporte, Jordi Alba (Balde 64') - Rodrigo, Gavi, Pedri (Soler 57'), Asensio (Williams 69'), Dani Olmo - Ferran Torres (Morata 57').

Kostarika: Navas - Fuller, Calvo, O. Duarte, Martinez, Oviedo (Matarrita 82') - Tejeda, Borges (Aguilera 72'), Campbell, Bennette (Ruiz 61') – Contreras (Zamora 61').

72' Spanja do golin e radhës.

69' Pa koncept Kostarika.

65' Kostarika nuk ka ndonjë koncept të lojës deri me tash.

62' Spanja dominuese.

54' Torres nga afërsia në mes dy mbrojtësve dhe portierit, me gjakftohtësi shënon për 4:0.

50' Kostarika synon të ngushtojë rezultatin.

47' Fillon pjesa e dytë. Spanja e rrezikshme.

Përfundon pjesa e parë.

45' Spanja në epësi me 3:0 ndaj Kostarikës.

42' Lojë me ritëm të lartë e Spanjës.

38' Kostarika orvatet për të shënuar.

35' Kostarika po lufton që të evitojë katastrofën në rezultat.

 31'  Ferran Torres shënon nga penalltia, 3:0.

30' Oscar Duart pengon futbollistin Alba dhe penallti. 

26' Kostarika në krizë.

21' Marco Asensio godet për mrekulli nga 13-14 metra, duke e tundur rrjetën e Navasit, 2:0. 18' Soanja po tregon forcën e saj.

15' Spanja po dominon.

11'  Dani Olmo kalon në epërsi Spanjën. Ai brenda 16-shit dhe me mjeshtri godet topin.

9’ Marco Asensio (Spanjë) nuk u tregua i saktë, në një pozitë të volitshme por gjuajtja e tij shkoi për disa centimetra larg shtyllës së majtë. 

5' Fat i madh për Kostarikë. Dani Olmo në një pozitë ideale gjuan përskaj shtyllës së djathtë pingule.  

3' Spanja ka shtuar presionin.

1' Spanja për fitore.

Fillon ndeshja.

Spanja përballet me Kostarikën në ndeshjen e parë të Grupit E të Kampionatit Botëror.

Spanjollët synojnë fitore sikurse edhe Kostarika.

Enrique zgjedh lojtarin e Realit në sulm

Dueli i parë i grupit E në Katar 2022, dhuroi një rezultat surprizë. Japonia mposhti 1-2 Gjermaninë, ndërkohë që tani është radha e takimit Spanjë-Kosta Rika. Spanja me një brez të ri lojtarësh synon të rikthejë shkëlqimin e viteve 2008-2012 kur mori 2 kampionate europiane dhe një Botëror.

Megjithatë asnjë kombëtare tjetër nuk ka humbur më shumë ndeshje hapëse të Kupën e Botës sesa “La Roja”, që ka dështuar në 7 premiera të Botërorëve. Trajneri Luis Enrique shpreson që skuadra e tij të mos gabojë ndaj Kosta Rikës. Lojtarë si Pedri dhe Ansu Fati i japin shpresë dhe besim Spanjës se mund të ketë një rrugëtim të gjatë në Katar.

Luis Enrique si futbollist ka bërë 12 paraqitje në Kupën e Botës për Spanjën si lojtar mes viteve 1994 dhe 2002, megjithëse ai kurrë nuk e kaloi çerekfinalen. Tani shpreson si trajner të shkojë më tej, duke treguar se objektivi i tij dhe i skuadrës që drejton është të luajë 7 ndeshje në këtë botëror.

Kosta Rika në historinë e saj ka fituar vetëm 5 ndeshje, por tre prej tyre janë regjistruar në ndeshjet hapëse.

Spanjë apo Kostarika?

Spanjë apo Kostarika?

Ndeshja mes Spanjës dhe Kosta Rikës sot merr një rëndësi shumë të veçantë duke llogaritur humbjen e Gjermanisë përballë Japonisë në ndeshjen e parë në grup.

Luis Enrike është i ndërgjegjshëm që çdo hap i gabuar kushton shtrenjtë ndaj ka zgjedhur një formacion me lojtarët të cilët janë më në formë apo nuk kanë shfaqur probleme me shëndetin pas një viroze që përshkoi kampin e spanjollëve këto ditë.

Kështu, nga minuat e parë në sulm luajnë Dani Olmo dhe Ferran Torres, të mbështetur nga Pedri dhe Asensio që do të jenë opsione më shumë për fazën ofensive.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat