Ismet Munishi: Maradona e kishte mundur Arabinë me vetëm 1 kafe ekspres

Futboll

Ismet Munishi: Maradona e kishte mundur Arabinë me vetëm 1 kafe ekspres

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 18:26
Ismet Munishi: Maradona e kishte mundur Arabinë me vetëm 1 kafe ekspres

Humbja e Argjentinës në sfidën e parë të grupit pas 36 ndeshjesh radhazi pa pësuar disfatë ishte një tronditje e vërtetë dhe fakti që Messi & Co u kthyen në universitetin ku janë strehuar dhe nuk gjetën asnjë tifoz t’i priste do të thotë shumë…

Argjentina është braktisur nga ato 6000 tifozë që duan një reagim në fushë dhe jo thjesht me fjalë, ato fjalë që në konferencën para ndeshjes ishin si bindje dhe siguri se do të shihej një skuadër e motivuar dhe e vendosur.

Ka nga ata që sigurisht vendosin gishtin edhe te një ndeshje e trukuar, ose toleruar, ose thjesht për të dalë në vend të dytë në grup sipas llogarive për të ecur më pas me një kalendar më të lehtë. Por, ka edhe akuza sepse Messi & Co nuk treguan asgjë në 45′ e dyta…

Ndërkohë memet dhe talljet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta. E teksa tifozët e Arabisë Saudite janë në qiellin e shtatë, natyrisht që festa kombëtare e shpallur nga Princi Saudit është një shenjë se sa e ka pritur ai komb këtë ditë dhe këtë triumf. Një triumf që duket më shumë turp për Argjentinën…

Personazhi i njohur i futbollit kosovar, Ismet Munishi, një ish-lojtar dhe që sot është ndër personazhet më karizmatike dhe debatuese në studiot televizive, ka bërë një koment për sfidën. Munishi sot drejton Prishtinën por tallet me Argjentinën:

“Të kishte qenë gjallë Diego Armando Maradona e kishte mundur me vetëm një kafe ekspres Arabinë Saudite. Kjo kombëtare duket se nuk ka cilësi dhe talent, por sidomos nuk ka forcën e duhur dhe shpesh humbet në sulmet e saj. Të të mundë Arabia Saudite është turp, sidomos pasi ka qenë në avantazh”.

Gjithashtu Munishi ka bërë të ditur se edhe Kosova e kishte mposhtur Arabinë Saudite. “Ismet Ramushi e ka nxjerrë penaltinë, Edmond Rugova ka qenë selektor, teksa gol shënoi Kristjan Nushi”. Ai po ashtu shtoi se “atëherë nuk kemi qenë të pranuar në FIFA”. Kjo është vetëm nata e katërt e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës. Munishi po ashtu deklaroi se “Messi nuk i afrohet Maradonës as deri te thembra”.

Trajneri i njohur Bylbyl Sokoli nuk ka kursyer lavdatat për fitoren e Arabisë Saudite ndaj Argjentinës. I ftuar në emisionin “Dueli Botëror”, në RTV Dukagjini ai tha “ se është befasi e dorës së parë”. Sokoli po ashtu shtoi se “kjo befasi tashmë e detyron Argjenitnën që të hyjë në ndeshjen e rradhës pa kalkulime.Nëse nuk ka eufori, Arabia Saudite do të kenë rezultate të mira”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat