Një tjetër çmenduri është prodhuar në Katar pas fitores së djeshme të Arabisë Saudite kundër Argjentinës.
Këtë herë është Japonia që ka arritur të fitojë ndaj Gjermanisë në shifrat 1-2.
Pancerat kaluan të parët në avantazh me anë të Gundogan që nuk gaboi nga pika e penalltisë. Pjesa e parë foli për dominimin e gjermanëve, por në të dytën, erdhi përmbysja. Japonia e rriti ndjeshëm nivelin dhe Doan do të barazonte në të 75, përpara se Asano t’i jepte goditjen e fundit në të 83.
Në nisje të takimit, gjermanët kanë protestuar me gojën e mbyllur për FIFA, pasi nuk e lejoi Nojer që të mbante shiritin e kapitenit me ngjyrat e ylberit për të treguar mbështetje për LGBT.
Madje mediat gjermane kërkonin bojkotimin e turneut për këtë vendim të FIFA. Ndoshta nuk ka nevojë që ta marrin me vullnet të plotë këtë hap, Japonia ishte e para që i tregoi derën..