Njeriu më i pasur i Britanisë dëshiron të konkurrojë për United, Glazers janë gati të shesin klubin

Futboll

Njeriu më i pasur i Britanisë dëshiron të konkurrojë për United, Glazers janë gati të shesin klubin

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 00:34
Sir Jim Ratcliffe

Njeriu më i pasur i Britanisë, Sir Jim Ratcliffe dëshiron të bëjë një ofertë për të blerë United. Familja Glazer kohët e fundit tha se po mendojnë të shesin klubin pas 17 vitesh në krye.

Ata duan 6 miliardë paund për t’u larguar nga Old Trafford.

Një numër shumë i kufizuar njerëzish mund të shpenzojnë para të tilla. Ratcliffe, si një tifoz i vjetër i United, është një prej tyre.

Miliarderi Sir Jim Ratcliffe, 70 vjeç, zotëron klubin e Ligue 1 Nice.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat