Është prezantuar tek Skënderbeu, trajneri i ri Ivan Gvozdenoviç.
Ai ka zëvendësuar pogradecarin Migen Memelli të shkarkuar për rezultate të dobëta disa ditë më parë. Ish-mbrojtësi u rikthye në Korçë, por këtë herë si tekniku i ekipit.
Ai është takuar me presidentin Ardjan Takaj dhe kanë zyrtarizuar marrëveshjen e re. Gvozdenoviç është tekniku i tretë i huaj që drejton Skënderbeun, pas Stanislav Levit dhe Andrea Agostinelit.
Gvozdenoviç ka luajtur edhe si futbollist në Korçë, teksa ka qenë pjesë e rëndësishme e “Ujqërve të Dëborës” në sezonet 2011-2014. 41-vjeçari ka punuar si trajner dhe ka disa eksperienca në skuadra të ndryshme, ku e fundit ishte me ekipin rumun, Foresta Suceava.