Secila kombëtare nga një pikë
Pa gola (0:0) ka përfunduar ballafaqimi mes Uruguait dhe Koresë së Jugut, në ndeshjen e parë të Grupit H të Kampionatit Botëror.
Të dy kombëtaret luftuan deri në fund, por sulmuesit nuk u treguan të shkathët.
Në minutën e 34-të, Ui-Jo Hwang (Koreja e Jugut) pati rast ideal por goditja e tij shkoi mbi portë.
Edhe Godin i Uruguait pati rast të mirë në minutën e 43-të, por goditja e tij me kokë ndalet nga shtylla e djathtë pingule.
Në minutën e 90-të, shtylla e djathtë e shpëton Korenë e Jugut. Federico Valverde (Uruguai) goditi nga distanca, por topi përplaset në shtyllën e djathtë dhe del jashtë.
Më 28 nëntor takohen: Koreja e Jugut - Gana (14.00) dhe Portugalia - Uruguai (20.00).
Uruguai - Koreja e Jugut 0:0
Kartonat e verdhë: Caceres - Cho Gue-Sung, Bento.
Uruguai: Rochet - M. Caceres, Godin, Gimenez, Olivera (Vina 79") - Vecino (de la Cruz 78'), Bentancur, Fede Valverde - Pellistri (Guillermo Varela 88'), Suarez (Cavani 64'), Darwin.
Korja e Jugut: S.-G. Kim - M.-H. Kim, M.-J. Kim, Y.-G. Kim, J.-S. Kim - J.-S. Lee (Son Jun-Ho 74'), Lee Jae-Sung, Jung I.-B. Hwang (Cho Gue-Sung 74') - S.-H. Na, U.-J. Hwang, Son (Lee Kang-In 74').