Sonte me fillim nga ora 20:00 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes Kombëtares së Brazilit dhe asaj të Serbisë, e vlefshme kjo për xhiron e parë të Grupit G.
Brazili do të synojë sot vetëm fitoren kundër Serbisë, që ta nisë në mënyrën më të mirë aventurën në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Të dy këto kombëtare janë përballur dy herë mes vete, ku në të dyja rastet fitore ka regjistruar Kombëtarja e Brazilit.
Tanimë, sa i përket ndeshjes së sotme të dy trajnerët kanë bërë publike formacionet zyrtare dhe ato i gjeni më poshtë
![Image](/media/botasot.info/images/2022/November/24/auto_unnamed1669312997.png)