Brazili leksion Serbisë

Richarlison si zemër luan, me dy golat e tij ka shkatërruar Serbinë.
Brazili, pesë herë kampioni i botës, me lojë e rezultat e ka shkelur Serbinë, duke e mposhtur me 2:0 në takimin e parë të Grupit G të Kampionatit Botëror.
Brazili kryeson me 3 pikë, pason Zvicra me 3, Kameruni 1 dhe Serbia e fundosur me 0 pikë.
Mëkat që Brazili nuk ka shënuar fitore me të thellë, dy gola ia mohuan shtyllat!
Kryefjala e ndeshjes padyshim ishte Richarlison.
Në minutën e 35-të, Raphinha në pozitë ideale por gjuan plogësht dhe drejt në duart e portierit serb.
Tre minuta pa përfunduar pjesa e parë, Vinicius Junior (Brazil) u tregua egoist, dështon nga rasti i qind për qindtë.
Pjesa e dytë, Brazili i frikshëm dhe portieri Milinoviq- Saviq vetëm fati e shpëtoi!
Në minutën e 61-të, Alex Sandro nga rreth 25 metra dërgon një projektil por shtylla e djathtë ia mohon golin.
Pas një minute (62') Brazili i madh kaloi në epërsi. Futbollisti Richarlison ka realizuar nga afërsia. Më parë ka gjuajtur Vinicius Junior por topi i devijuar nga portieri shkon deri të Richarlison dhe e përplas në rrjetë.
Në minutën e 73-të, Richarlison qetëson topin dhe me mjeshtrin e tij, godet me volej nga rreth 13-14 metra, duke ia fikur dritat portierit Vanja Milinkoviq-Saviq.
Casemiro lëshon një "raketë" por fat të keq të tij shtylla ia mohon golin në minutën e 81-të.
Brazili ka dominuar takimin dhe ka marrë tre pikë plotësisht të merituar ndaj Serbisë.
Më 28 nëntor takohen: Kameruni - Serbia (11.00) dhe Brazili – Zvicra (17.00).
Brazili - Serbia 2:0
Stadiumi "Lusail Iconic" në Lusail.
Gjyqtar: A. Faghani (Irani).
Shënues: Richarlison (62' e 73').
Kartona të verdhë: Pavlloviq, Gudel.
Brazili: Alisson, Danilo, Marquinhos, Thiago Silva, Alex Sandro, Casemiro, Lucas Paqueta (Fred 75'), Neymar (Antony 79'), Raphinha (Martinelli 87'), Richarlison (Jesus 79') dhe Vinicius Junior. (Rodrygo 76')
Serbia: V. Milinkoviq-Saviq, Milenkoviq, Velkoviq, Pavlloviq, A. Zhivkoviq (Radonjiq 57'), Gudel (Iliç 57'), Llukiq (Llazoviq 667') , Mlladenoviq (Vllahoviq 66') , S. Milinkoviq-Saviq, Tadiç dhe A. Mitroviq (Maksimoviq 83').