Pas fitores minimale të arritur mbrëmjen e djeshme përballë Kanadasë, Thibaut Courtois është shprehur në një intervistë pas ndeshjes me tone shumë kritike ndaj menaxhimit të lojës, që “djajtë” zhvilluan.
“Në gjuajtëm shumë, por vetëm 3 herë goditëm portën.
Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë. Duke parë se si ka luajtur Spanja dhe duhet të përmirësohemi më shumë.
Është e rëndësishme të mbash portën e pastër në ndeshjen e parë Nuk kishim qetësinë për të kërkuar njeriun e lirë.”,- u shpreh gjatë intervistës gardiani i portës belge.
Thibaut Courtois doli në fushë pas fitores së Belgjikës ndaj Kanadasë për të analizuar ndeshjen e ekipit të tij kundër skuadrës së Amerikës së Veriut.