Teksa humbja në ndeshjen hapëse të “Katar 2022” është ende e freskët për kombëtaren e Katarit, trajneri i Katarit,
Felix Sanchez, në një konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme me Senegalin është shprehur optimist për grupin e tij të lojtarëve.
“Shpresoj që lojtarët e mi të kenë një nivel më të mirë të futbollit në fushë.
Shpresojmë se e kemi çliruar veten nga presioni që në fillim dhe shpresoj se ne do të mund ta luajmë dhe të tregojmë se jemi konkurrues”,- u shpreh Sanchez gjatë konferencës.
Ndërkaq, një humbje e mundshme në ndeshjen e nesërme do të përkthehej në eleminim të menjëhershëm për ekipin e vendit organizator.