Gareth Bale, me më shumë paraqitje tek Uellsi!
Me paraqitjen në sfidën kundër iranit, Gareth Bale u bë futbollisti me më shumë paraqitje në fanellën e kombëtares së Uellsit.
Bale regjistroi paraqitjen e 110 në fanellën e kombëtares së Uellsit ndaj Iranit, duke tejkaluar Kris Gunterin me 109 paraqitje.
Pas tij rreshtohen Uajn Henesi me 107, Nevill Suthell me 92 dhe Eshli Uiliams me 86 paraqitje.