Tre pikët e para për Senegalin
Senegali ka shijuar fitoren e parë në Grupin A të Kampionatit Botëror, duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:1 Katarit.
Senegali përforcon gjasat për të kaluar grupin, ndërsa për Katarin gjithçka merr fund dhe i mbetet të zhvillojë edhe ndeshjen e fundit me Holandën.
Në minutën e 41-të, një gabim në mbrojtjen e Katarit, futbollisti Boulaye Dia nuk i fali duke shënuar për rezultatin 0:1.
Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 48-të, Katari i pa forcë. Futbollisti Famara Diedhiou ka shënuar gol të bukur me kokë, 0:2.
Almoez Ali në minutën e 63-të godet por portieri i Senegalit shpëton portën e tij.
Në minutën e 67-të, portieri Edouard Mendy - trim i Senegalit, bën një pritje të shkëlqyeshme duke mohuar golin e rivalit. Ismaeel Mohammad (Katar) godet me kokë pas një krosimi nga krahu, por portieri i Senegalit eviton golin e sigurt.
Mohammed Muntari shënon me kokë nga 10-11 metra, 1:2 në minutën e 78-të.
Shpresat e Katarit për rezultat pozitiv shuhen në minutën e 84-të, me golin e Bamba Dieng dhe, 1:3.
Holanda kryeson me 3 pikë, pasojnë Ekuadori 3, Senegali 3 dhe Katari 0 pikë.
Më 29 nëntor do të takohen: Ekuadori - Senegali (16.00) dhe Holanda - Katari (16.00).
Katari - Senegali 1:3
Shënues: Muntari (78') - Dia (41'), Diedhiou (48'), Dieng (84').
Kartona të verdhë: Mohammad , Ahmed, Madibo - Dia, Jakobs, Ciss.
Katari: Barsham - Pedro Correia (Waad 83'), Khoukhi, Abdelkarim Hassan - Mohammed, Ahmed (Salman 83'), Madibo, Boudiaf (Madem 69', Al-Haydos (Muntari 74') - Almoez Ali, Afif.
Senegali: E. Mendy - Sabaly, Koulibaly, A. Diallo, Jakobs - P. Gueye, N. Mendy (P. Sarr 78'), Diatta (Ciss 64'), I. Sarr (Ndiaye 74') - Diedhiou (Dieng 74'), Dia.