Skuadrat e grupit B sot janë rikthyer në fushë.
Anglia e Southgate, pas një debutimi të shkëlqyer ndaj Iranit ku triumfoi 6-2, do të përballet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që barazuan në ndeshjen e parë në këtë Botëror në Katar kundër Uellsit (1-1).
Pas golave të Bellingham, Sterling, Saka (dopietë), Rashford dhe Grealish, morali në shtëpinë e Anglisë është dukshëm i lartë dhe ndeshja kundër SHBA-së shihet si një konfirmim i parë për ambiciet e mëtejshme.
Edhe amerikanët, pas paraqitjes së mirë në debutimin e tyre, ëndërrojnë të rrëmbejnë fitoren e parë në këtë Botëror ndaj një kombëtareje që mburret me një stemë të madhe.
ANGLI-SHBA
ANGLIA(4-2-3-1): Pickford; Trippier, Stones, Maguire, Shaë; Rice, Bellingham; Saka, Mount, Sterling; Kane.
SHBA(4-3-3): Turner; Dest, Zimmerman, Ream, A. Robinson; McKennie, Adams, Musah; Weah, Sargent, Pulisic.
Ndeshja Angli-SHBA fillon në orën 20:00.